info@uvo-design.com

Rreth Nesh

about us banner-bw-s

UVO Design

UVO Design është një sipërmarje Shqiptare e specializuar në fushën e interiereve për zyra e institucione, e cila ka si objektiv sjelljen e standarteve të projektimit tëkomunitetit europian në fushën e interior dizajnit dhe të kontraktimit. Shqipëria sot është në prag të marrjes së hyrjes ndër shtetet që formojnë bashkimin europian. Qëllimi i UVO Design është të jetë një ndër liderët e futjes së standarteve të bashkimit europjan në Shqipëri dhe në vendet fqinje. UVO Design është rritur në vite eksperiencë teknike dhe projektuese në fushën e planifikimit hapësinor falë bashkëpunimit teknik me Universal Selecta S.p.A., një kompani Italiane prodhuese e ndarëseve te çmontueshme. Qasja e botës së ndarëseve me sistemet e mobilimit, në bashkëpunim me firmën Gjermane Sedus Stoll, lider në sektor dhe me eksperiencë shekullore, i ofron klientëve një shërbim global projektimi dhe menaxhimi të hapësirës.

Uvo Design Broshure
PROJEKTI I ZYRËS
Qëllimi i UVO Design është të ofrojë
një zgjidhje të plotë klientit, duke garantuar kompletimin e një projekti të organizuar në mënyrën “celësa në dorë”.

Realizimi parashikon përdorimin e produkteve tona cilësore: sistemi ndarës i brendshëm modular i Universal
Selecta, bashkërenduar me mobilimet smart dhe modulare të Sedus Stoll. Shërbimi fillon qysh nga fazat fillestare të projektit, me rilevimet e hapësirave, vazhdon me analizën e modulimit të ndarëseve dhe me dorëzimin e projektit teknik. Një vëmendje e veçantë i kushtohet fazave të ndryshme të montimit.

ZYRA 360°
Zyra bashkëkohore po bëhet gjithmonë e më fluide, ajo nuk ka një formë të paravendosur por zhvillohet në mënyrë dinamike duke shkrirë së bashku të gjithë ambjentet arkitektonike.

Falë teknologjive të reja, të punuarit është tashmë më “smart” dhe çdo ambient kthehet në një skenar të mundshëm produktiviteti. Zyrat bëhen gjithënjë e më të tejdukshme, më të hapura, jo vetem për kompanitë por edhe për hapësirat e përbashkëta, dhe rrjedhimisht lulëzon “coworking” ku lindin forma të reja operative. Projektuesit e UVO Design i kanë të qarta këto tendenca të reja të projektimit dhe në bazë të tyre arrijnë të krijojnë ambjente dinamike, kreativ dhe relaksues, në të cilët cilësia e produktivitetit rritet në të mirën e kompanisë. Kjo realizohet falë modularitetit dhe veçorive përkatëse të produkteve të përdorura. Hapësirat evolojnë, duke u bërë më të përbashkëta, por duke respektuar privatësinë pamore dhe akustike. Falë një projektimi të integruar, UVO Design kujdeset për të gjitha aspektet duke krijuar një skenar pune në hapin e standarteve të ditëve të sotme.