

Universal Selecta
Universal Selecta S.p.A. është një kompani Italjane e specializuar në ndarjen e hapësirave të brendshme. Ata propozojnë zgjidhje të kompletuara për cilindo ambjent me një gamë të gjerë produktesh, të pershtatshëm për të gjitha nevojat. Pika e fortë e saj është rezistenca akustike që Universal Selecta arrin me ndërhyrjet e saja. Materiale dhe teknika të cilat mundësojnë krijimin e zgjidhjeve me performancë të lartë dhe të pajisura me certifikatë CE. Sistemeve ndarës iu bashkëngjitet Chakra, një sistem modular i vetëqëndrueshëm i arkitekturës së interierit, i cili furnizohet në kit dhe lejon krijimin, në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë, të oazeve të personalizuara të privatësisë.

Sedus
Më shumë se 145 vjetë histori të kushtuara zhvillimit të produkteve dhe strategjisë për krijimin e ambjenteve stimulues për zyra, në të cilat personeli të mund të punojnë me efektivitet dhe kënaqësi në një atmosferë të këndshme e cila rrit krijueshmërine dhe rendimentin. E gjithë kjo për mirëqënien e individit dhe të kompanisë. Ky është thelbi i Sedus Stoll, firmë lider në prodhimin e mobiljeve për zyra.